Politikë Zgjedhjet 2025

”Betejë kryesore janë pensionet”/ Rama në Burrel: Rikonceptojmë programin për bonusin e bebes!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët e Burrelit, nga ku foli për programin e PS-së për ndihmat sociale dhe jo vetëm. Rama tha se nga 2026 do të rikonceptohet bonusi i bebes.

Sipas kryeministrit nuk do të jepet më ndihmë financiare me çek, por sipas numrit të fëmijëve do të jepen pagesa mujore.

Edi Rama: Për familjet me 3 dhe shumë fëmijë ndihmën ekonomike e kemi dyfishuar, edhe për gratë kryefamiljare me fëmijë dhe e kemi trefishuar për fëmijët pa kujdes prindëror si edhe për gratë viktima të dhunës dhe trafikimit…

Ne do të rikonceptojmë programin e bonusit të bebes duke filluar nga viti 2026 dhe në vend të ndihmës financiare me çek do ecim me një tjetër skemë me pagesa mujore, 2-vjeçare, 3-5-vjeçare, sipas numrit të fëmijëve, kush do bëjë më shumë, do i rrimë më afër kuptohet…

Kemi bërë projekte për punësimin e grave në nevojë që është shumë i rëndësishëm për ne. Një betejë kryesore janë pensionet, ne nuk kemi dashur asnjëherë të tregojmë përrallë, nga ana tjetër është shumë e qartë se viktimat e politikës absurde dhe kriminale kombëtaresh me pensionet deri kur ne bëmë reformën, që sot nuk përfitojnë pension dinjitoz. Ata që dalin në pension pas reformës, kanë pensione komplet të tjera, kjo nuk përmendet.

Rama u ndal edhe te pensionet, duke pranuar se mbetet një betejë kryesore. Ai tha se janë realist dhe jo si të tjerët që premtojnë përralla.

Betejë kryesore janë pensionet. S’kemi dashur të tregojmë përralla, për këtë ka të tjerë që janë më të zot. E sigurt që s’ka gjë në dorë dhe s’do të ketë gjë në dorë. Nga ana tjetër, është e qartë për ne që viktimat e politikës absurde dhe kriminale me pensionet dhe pensionistët deri kur bëmë reformën që sot nuk përfitojnë pension dinjitoz, ndërkohë që ata kanë dalë dhe dalin në pension pas reformës, kanë pensione të tjera. Kjo gjë nuk përmendet.  Nuk u bë politikë pensionesh por një çmenduri dhe u nxorën njerëzit në pension 40 vjeç, u vu një tavan pensioni më i lartë 200 mijë dhe s’kishte më rëndësi nëse kishe paguar sigurime, s’e kaloje 200 mijë lekëshin, u shpreh Rama.