Showbiz

Bianca Censori shfaqet krah fëmijëve të Kanye West?

Bianca Censori, bashkëshortja 30-vjeçare e reperit Kanye West, ka tërhequr vëmendjen në një dalje të fundit familjare në Los Angeles, ku u pa në shoqërinë e tre prej fëmijëve të Kanye me Kim Kardashian: Chicago, Saint dhe Psalm.

E njohur për stilin e saj ekstravagant dhe shpesh provokues, modelja australiane e markës “Yeezy” kësaj here zgjodhi një pamje më modeste – e veshur me të zeza nga koka te këmbët, me bluzë me mëngë të gjata, pantallona kapri dhe një paruke me ngjyrë kafe të errët.

Pamja e saj përputhej edhe me stilin e vogëlushes Chicago, ndërsa Saint dhe Psalm shoqëroheshin nga dy dado ose ndihmëse të afërta të familjes.

Ndërkohë, Kanye West dhe vajza e tij e madhe, North, nuk ishin të pranishëm në këtë dalje.

Sipas mediave ndërkombëtare, Censori është përfshirë në marrëveshje të shumta financiare me Kanye West, përfshirë edhe daljet e saj publike me veshje të guximshme. Thuhet se ajo ka përfituar mbi 3 milionë dollarë nga paraqitjet në evente të profilit të lartë si “Grammy”, nëse pranon të ndjekë një imazh të caktuar që promovon statusin e saj si “gruaja më seksi në botë”.

Një burim i cituar nga “The US Sun” thotë se Censori vishet sipas kërkesave, vetëm nëse paguhet.

Në një tjetër zhvillim, Kanye West përballet me akuza serioze ligjore nga ish-asistentja e tij Lauren Pisciotta, e cila e ka paditur për trafikim seksual dhe dhunë.

Avokatja Lisa Bloom ka pohuar se disa nga këto akuza mbështeten nga deklaratat publike të vetë West. Megjithatë, ekipi i reperit i ka mohuar të gjitha pretendimet dhe është i vendosur ta mbrojë atë në gjykatë.

Pavarësisht polemikave, Kanye vijon të mbetet aktiv në industrinë muzikore, me albumin e tij të ri “Bully” që pritet të publikohet më 26 shtator, dhe me një koncert të madh të planifikuar në Brazil më 29 nëntor.