Gossip Showbiz

Kanye West publikon foto shqetësuese, Bianca Censori jep paralajmërimin tronditës në Instagram?

Reperi i njohur Kanye West ka shkaktuar sërish reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi publikoi një foto shqetësuese në Instagram, vetëm pak minuta para se gruaja e tij, Bianca Censori, të lëshonte një paralajmërim alarmues për ndjekësit e saj.

Çifti, i cili prej kohësh qëndron në qendër të polemikave, ka shtuar edhe një kapitull tjetër misterioz në jetën e tyre publike.

48-vjeçari ndau në story një imazh të tijin ku shihej i fshehur pas një maske, me një kapuç që i mbulonte pjesën e sipërme të kokës. Krahas kësaj, ai publikoi edhe disa foto të tjera, përfshirë vepra arti dhe kujtime nga udhëtimi i tij i fundit në Korenë e Jugut.

Menjëherë pas këtij postimi, Bianca Censori reagoi në llogarinë e saj në Instagram, duke paralajmëruar se profili i saj ishte bërë objekt i sulmeve të përsëritura kibernetike.

Çdo gjë e çuditshme nuk është nga unë

-shkroi ajo, duke kërkuar mirëkuptimin e fansave.

Kjo situatë vjen pak kohë pasi Censori kishte fshirë shumicën e postimeve nga profili i saj, duke lënë vetëm disa foto të realizuara në një suitë hoteli në Japoni, gjatë pushimeve që çifti bëri në tetor të vitit 2024.