Ditën e sotme, një numër i konsiderueshëm përdoruesish në vendet e Evropës Juglindore, përfshirë Shqipërinë e Kosovën ka raportuar për probleme me shërbimet e Google-it, duke mos funksionuar si normalisht. Kjo ndërprerje ka ndikuar në disa prej platformave kryesore të kompanisë, duke përfshirë YouTube-in, Google Search-in, Google Maps-in, Gmail-in, Google Drive-in e më shumë, çka shkaktoi vështirësi për miliona përdorues.
Raportime për këtë situatë kanë ardhur kryesisht nga përdorues në vende të Ballkanit. Deri tani, Google nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me shkakun e këtij problemi me ndikim të gjerë në aktivitetet e përditshme të qytetarëve dhe bizneseve që varen nga shërbimet e Google-it për komunikim, punë e orientim gjatë lëvizjes.
YouTube ishte ndër më të prekurit/Përdoruesit raportuan pamundësi për të ngarkuar video, si në versionin për kompjuter ashtu edhe në celular.
Google Maps nuk arrinte të ngarkonte hartat, të kërkonte vendndodhje apo të llogariste itineraret, duke i lënë udhëtarët pa ndihmën e zakonshme të navigimit.
Motori i kërkimit Google gjithashtu përjetoi probleme serioze, me përdorues që raportuan mesazhe gabimi ose kërkime të papërfunduara.
Gmail pati ndërprerje më të lehta/Disa përdorues hasën probleme me dërgimin apo marrjen e email-eve.
Edhe Google Drive u bë i paarritshëm për shumë përdorues, duke bllokuar qasjen në dokumente dhe skedarë të ruajtur në iCloud.
Një element i përbashkët në të gjitha shërbimet ishte mesazhi “gabim serveri 5xx”, që tregon për një problem teknik në serverët e Google-it. Derisa situata të normalizohet, përdoruesit mund të drejtohen për kërkime në platforma të tjera si Bing, Yahoo, DuckDuckGo apo Brave Search.