Autoritetet në Kiev pretendojnë se sulmet ruse, që prej fillimit, i kanë marrë jetën më shumë se 2 mijë civilëve ukrainas. Po ashtu ata theksojnë se janë shkatërruar qindra objekte, duke përfshirë spitale, kopshte e shtëpi.
Kievi dhe qytetet e tjera në Ukrainë po bombardohen në sulme me precizion të lartë, ndërsa ushtria ruse ka rritur ofensivën e saj dhe po i afron forcat drejt kryeqytetit.
Ministria ruse e mbrojtjes ruse thotë se trupat e saj tani kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, por ky pretendim u mohua nga Ukraina.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për ndihmë nga Perëndimi, teksa thekson se e vetme, Ukraina nuk ja del dot kundër Rusisë. Ai tha se deri më tani, Ukraina ka vrarë 6000 rusë.
Mijëra ukrainas po përpiqen të largohen nga Kievi, ndërsa ministria ruse e mbrojtjes paralajmëroi banorët që të largohen pasi planifikon të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas.
OKB thotë se më shumë se 836 mijë njerëz janë larguar tashmë nga qytetet e Ukrainës për t’i shpëtuar luftës.