Gossip Lifestyle

Bill Gates ka akses të përjetshëm falas në McDonald’s falë një karte ultra-ekskluzive

Edhe pse pasuria e tij tejkalon 113 miliardë dollarë, Bill Gates nuk i reziston një hamburgeri të thjeshtë nga McDonald’s.
Por ndryshe nga shumica prej nesh, ai nuk ka nevojë të paguajë asnjëherë për të. Kjo sepse themeluesi i Microsoft është një nga shumë pak njerëzit në botë që zotëron kartën e rrallë “McGold”, e cila i garanton ushqim falas në çdo restorant McDonald’s në botë përjetë.

Gates ka pohuar publikisht se një hamburger me djathë është një kënaqësi e veçantë për të, pavarësisht faktit që mund të blejë gjithë rrjetin e fast-food-it po të dëshirojë. Karta e tij nuk është thjesht një privilegj, por një formë akses elitar, që e vendos atë në një klub shumë të kufizuar dhe të veçantë.

Ndërkohë, miku i tij i afërt Warren Buffett zotëron një version të kufizuar të kësaj karte, e vlefshme vetëm në qytetin e tij, Omaha. Ai vetë ka rrëfyer me humor në një intervistë për CNBC se Gates ka versionin “më të fuqishëm” të kartës global.

McDonald’s nuk ka bërë publike listën e plotë të personave me këtë status të rrallë, por dihet se janë vetëm disa figura shumë të njohura dhe disa fitues të veçantë konkursesh që gëzojnë këtë lloj trajtimi ekskluziv. Karta “McGold” mbetet një nga misteret më të dëshirueshme të botës së fast-food-it.