Ngjarja vjetore u prezantua nga këngëtarja dhe aktorja e famshme Jennifer Lopez, drejtpërdrejt në Las Vegas.
Billie Eilish ishte fituesja e madhe e natës, duke fituar të shtatë kategoritë për të cilat ishte nominuar, përfshirë ‘Albumin e Vitit’ dhe ‘Artistin e Vitit’.
Lady Gaga dhe Bruno Mars gjithashtu morën disa çmime për bashkëpunimin e tyre “Die With A Smile”.
Reperi Kendrick Lamar ishte artisti më i nominuar në gjithsej 10 kategori.
Megjithatë, ai u largua vetëm me një çmim , ‘Kënga e Preferuar Hip-Hop’ për “Not Like Us”.
Ndërkohë, të gjithë sytë ishin drejtuar te pjesëmarrja e këngëtares dhe kompozitores Taylor Swift në ceremoni, mes spekulimeve se më në fund do të njoftohej për albumin e saj të radhës – Reputation (Taylor’s Version).