I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Amarildo Sterkaj, ekspert i real estate dhe biznesmen. Ai ka treguar historinë e tij të suksesit, duke dhënë edhe disa këshilla për të rinjtë që mund të ndjekin hapat e tij…
Cila është xhiroja jote vjetore?
Në qoftë se flasim në kompleksitet, e kalon 1 milion euro.
E mendoje që do ta arrije këtë ditë?
Kurrë. Asnjëherë. Sot më duket normale, po ta mendosh para 6-7 vjetësh thoja se si i bënin, si i fitojnë këta njerëz paratë. Kam qenë gjithmonë një njeri kurioz dhe kam dashur ta di. Por ajo që më ka ndihmuar mua shumë është trajnimi dhe investimi në vete. Më ka ndryshuar njëqind për qind si njeri. Unë kur e kuptova se si funksionon loja. Jeta në vetvete mua më duket si një ‘show’ si një ‘game’. Është super e bukur po e more në këtë lloj forme. Është me nivele, niveli i parë është ‘easy’ nivelet e tjera më të vështirë.