Celebrities Live From Tirana

“Bledi Mane i paragjykon shumë femrat”/ Erjola Doçi rrëfehet për TAR, në lidhje me karrierën dhe jo vetëm…

Ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte ish-konkurrentja e “She’s on Top 1” në Top Channel, Erjola Doçi, e cila do të na flasë për gënjeshtrat. Sipas një studimi, meshkujt gënjejnë 3 herë më shumë sesa femrat. Por çfarë mendon Erjola për këtë studim?

Përderisa është studim janë fakte dhe nuk mund t’i hedhim poshtë. Nuk mendoj se ka gjini gënjeshtra, njerëzit që janë të lindur për të gënjyer do të gënjejnë. 

A gënjen shpesh Erjola? Për më tepër na tregon vetë ajo.

Nuk ka njeri që nuk ka gënjyer 1 herë të vetme për të dalë nga situata të ndryshme. Ndonjëherë gënjejmë edhe njerëzit që na duan.

Por, cilat janë gënjeshtrat që Doçi nuk do t’i falte asnjëherë?

Gënjeshtrat për vonesat i pranoj, po nuk pranoj gënjeshtrat që lidhen me zemrën ose me situata emocionale sepse më prekin dhe do t’i përjetoja shumë shumë keq. Jam zhgënjyer nga personi pasi e kam marrë vesh, gënjeshtrat thyejnë marrëdhëniet dhe emocionet. Më përpara fal tradhëtinë në disa lloje rrethanash sesa gënjeshtrën, sepse po ta tolerosh dikë që gënjen do e bëjë përsëri. Nëqoftëse është i penduar le ta demostrojë me vepra.

E pyetur nga prezantuesja e emisionit Ksenja Shoshaj se a është në një lidhje Erjola dhe a menaxhohen të dyja, si karriera si dashuria, ajo shprehet se:

Jo, nuk jam në një lidhje. Po të kisha prioritet dashurinë do isha në një lidhje dhe do të isha shumë e lumtur por kam prioritet veten dhe nuk e lë të zhytem në emocione. I menaxhon kur je në një zonë komforti por jo të përpiqesh të njohësh dikë, t’i futesh me kokë disa drejtimeve, diku do dalësh e humbur.

Në lidhje me planet dhe projektet e saj të ardhshme, Erjola u shpreh se:

Do të vijë diçka shumë e bukur në lidhje me ekranin dhe modelingun përpara Krishtlindjeve. Jam marrë prej 2 vitesh me modeling por u shkëputa kur u mora me televizionin, besoj se do të rikthehem prapë. Do të merrem njëkohësisht me ekranin dhe modelingun. Nuk do të them gjë para kohe, jam supersticioze dhe më ka ndodhur që kur i tregon para kohe, nuk realizohen.

Erjola është pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E diell”, e cila na tregon se ndihet shumë mirë aty sepse edhe me anëtarët e panelit janë miq, trajtohen tema të ndryshme sociale që të ndihmojnë të kesh një bagazh më të mirë. Cila temë e diskutuar e ka shqetësuar më së shumti Erjolën?

Temat që kanë të bëjnë më prindërit, humbjen e një familjari ose dhuna në familje. Unë mundohem të mos flas shumë në lidhje me këto tema. Gjithashtu, edhe debatet me anëtarët e panelit.

E pyetur se cili është një person që bën debate më së shumti aty, Doçi rrëfen se:

Me Bledi Manen nuk përputhemi fare në mendime dhe për mendimin tim ai i paragjykon shumë femrat. Nuk e di nëse këtë gjë e bën sepse kështu e mendon, apo për debat, por nuk më përshtatet në mendime dhe zihemi. I vetmi që është katalizator është Manushi.