E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erjola Doçi, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”…
Si e komenton marrëdhënien e ndërlikuar mes Brikenës dhe Mateos?
Brikena është rasti i vajzës së bukur, por mendjemprehtë. Mendoj që ka qenë strategji pjesa kur ka thënë që nuk ka qenë e lidhur. Ajo mund të mos japë detaje për jetën e saj personale, por e ka zgjedhur si pikë strategjike që sidoqogtë mos të komentohet vetmë për pamjen e saj, por tek klipi të ketë edhe këtë gjë. Shoh që njerëzit duan nga “Big Brother”, çifte që lindin aty në shtëpi, jo që vijnë nga jashtë. Ata duan ato shikimet, momentin e parë që i japin dorën, fytyrën kur shohin sytë e njëri-tjetrit. Do apo nuk do, shqiptarët duan një gjë që lind, ndahen, zihen, puthen, ledhatohen aty brenda. Sepse duan të jenë pjesë e çdo gjëje. Kurse kur vijnë si të bëra gati nga jashtë, janë si strategji.
Brikena është në limitin e të qenurit introverte dhe ekstroverte. Unë pashë një fragment mes tyre aty jashtë në obirr, ku si gjithmonë sytë e Brikenës janë poshtë, nuk e sheh asnjëherë Mateon në sy, dhe ky i përmend arsyet madhore që nuk janë bashjë. Dhe Brikena nuk thotë asgjë. Duket që heshtja e saj thotë shumë. Por ka një mënyrë që kjo histori të bëhet e mundur. Që një familjar i Brikenës të shkojë t’i japë një mesazh dhe t’ thotë që të ndjekë zemrën e saj. Mendoj se asaj do i ikte një barrë shumë e madhe.