Live From Tirana

Bledi Mane për Arbana Osmanin: “U martua në Top Channel kurse tani shan…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Bledi Mane, për një bisedë të sinqertë dhe pa filtra, siç vetëm ai di…

Më vjen keq kur dëgjoj disa që u lindën, u rritën, u pasuruan, u martuan në Top Channel dhe kanë filluar tani shajnë me podcastet e tyre, vendin i cili i ushqeu, i edukoi, i iluminoi dhe i bëri të famshëm. Për shembull, jam disi i zhgënjyer nga Arbana Osmani, e cila podcastin e saj e ka vënë në shërbim të makininerisë së sharjes së kompanisë mediatike, Top Channel. Të paktën Arbanës nuk i takonte.

Ajo mund të justifikohet duke thënë që e thonë të ftuarit, jo ajo…

Problemi është që edhe unë mund të filloj tani të shaj gjithë dynjanë, por je ti ai që më ke ftuar, je ti ai që e menaxhon situatën, apo për momentin mund të luash edhe një këngë sa të sqarohen gjërat. Një këshillë miqësore për Arbanën, e kam pasur edhe në fakultet, e njoh nga afër, boll ftoi të ftuar që kanë si qëllim të shajnë familjen e madhe Top Channel. Top Channel ka mbetur në histori, nuk ka nevojë t’i bëj unë elozhe.