Rajoni

“Blick” e liston Thaçin në nëntë liderët më të fuqishëm të botës

Gazeta më e lexuar në Zvicër “Blick” ka bërë një analizë për sfidat që i presin 9 liderë në 2019-ën, mes tyre Hashim Thaçin. “Blick” shkruan se që bota të mos dalë nga kontrolli, përcaktues janë: Donald Trump, Angela Merkel, Emmanuel Macron, Theresa May, Vladimir Putin,  Kryetarja e ardhshme e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, Mbreti Saudit, Mohammed bin Salman, Presidentja e Rumanisë, Viorica Dancila dhe i Kosovës, Hashim Thaçi. Gazeta zvicerane thekson se në 2019-ën do të jetë detyrë e Thaçit të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, pas themelimit të Ushtrisë, pa e nxitur më tej konfliktin.