Aktualitet

Bordi i Paqes, Donald Trump: Shqipëria dhe Kosova do të angazhohen me trupa ushtarake në Gaza!

Është mbledhur Bordi i parë i Paqes në Uashington, aty ku krah SHBA-së, marrin pjesë edhe Shqipëria me Kosovën.

Në fjalën e tij, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh se si të gjitha shtetet e tjera, edhe Shqipëria me Kosovën do të angazhohen me trupa në terren në Gaza.

“Dua të falënderoj Indonezinë. Një vend i mrekullueshëm. Maroku do të angazhohet. Shqipëria dhe Kosova do të kenë gjithashtu trupa në terren”, tha Trump.

Kazakistani, Azerbajxhani, Maroku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani dhe Kuvajti kanë dhënë në total 7 mld dollarë, ndërsa 10 mld dollarë për rindërtimin e Gazës do t’i japë vetë SHBA. Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, pas më shumë se dy vitesh lufte.

Trump u shpreh besimplotë që një mbështetje të madhe do të kenë edhe nga kreu i FIFA, Gianni Infantino, i cili ishte gjithashtu në takimin inaugurues.

Shqipëria e cila në këtë takim përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama dhe Kosova nga presidentja Vjosa Osmani, kanë premtuar trupa në Gaza.