Bradley Cooper ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë thashethemeve që qarkullojnë prej kohësh, sipas të cilave ai i është nënshtruar operacioneve plastike. Aktori 51-vjeçar e mohoi kategorikisht këtë pretendim gjatë një bisede të sinqertë në podkastin SmartLess, ku ishte i ftuar nga Jason Bateman, Sean Hayes dhe Will Arnett.
Gjatë episodit, Will Arnett kujtoi një moment interesant, kur iu kërkua të tregonte diçka për Cooperin që publiku nuk e di.
Ai u ndal pikërisht te zërat për ndërhyrje estetike, duke theksuar se ajo që njerëzit nuk dinë është fakti se Bradley Cooper nuk ka bërë asnjë operacion plastik.
Bateman e konfirmoi menjëherë këtë deklaratë, ndërsa Arnett këmbënguli se këto thashetheme janë krejtësisht të pavërteta.
Vetë Cooper reagoi me habi, duke treguar se javët e fundit shumë njerëz e kanë ndaluar për t’i thënë se duket “shumë mirë”, gjë që sipas tij ka nxitur edhe më shumë spekulimet.
Po, njerëzit më thonë se dukem mirë, por gjithë kjo histori është çmenduri
-u shpreh aktori, duke mohuar se ka “ndryshuar” fytyrën e tij.
Në fund të bisedës, Arnett theksoi se ky fenomen është irritues, pasi njerëzit vazhdimisht mendojnë se dinë të vërtetën dhe ushqejnë teori pa bazë.
Është qesharake sa lehtë përhapen këto gjëra
-tha ai.
Thashethemet për ndërhyrje kozmetike nisën pas disa paraqitjeve publike të Cooper në muajt e fundit, ku pamja e tij u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Megjithatë, aktori tashmë e ka bërë të qartë se ndryshimi që njerëzit shohin nuk ka asnjë lidhje me kirurgjinë plastike.