Bradley Cooper dhe Gigi Hadid duket se po e çojnë lidhjen e tyre në një nivel më serioz. Një burim për Page Six ka zbuluar se çifti është më i afërt se kurrë dhe aktori 50-vjeçar po mendon për një të ardhme të përbashkët me modelen 30-vjeçare, përfshirë martesën dhe zgjerimin e familjes.
Sipas burimit, Cooper mund t’i propozojë Hadid në muajt e ardhshëm. Marrëdhënia e tyre u bë publike në tetor të vitit të kaluar, kur u fotografuan në një darkë intime në restorantin Via Carota në New York.
Që prej asaj kohe, ata janë shfaqur shpesh në publik së bashku, ndërsa të njohurit e çiftit thonë se janë shumë të lumtur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.
Një mik i afërt tregoi se dyshja kanë filluar të diskutojnë për një të ardhme të përbashkët me një familje të përzier, ku përfshihen edhe vajzat e tyre nga marrëdhëniet e mëparshme.
Bradley është baba i Leah, 7 vjeç, nga lidhja me modelen Irina Shayk, ndërsa Gigi ka një vajzë, Khai, 5 vjeç, me këngëtarin Zayn Malik.
Të dy ndajnë kujdestarinë me ish-partnerët e tyre dhe duket se janë të gatshëm të ndërtojnë një familje të bashkuar në të ardhmen.