Showbiz

Britney Spears zhduket nga Instagrami, shqetësohen fansat!

Britney Spears rikthehet këtë të hënë në Instagram pasi bëri 13-të ditë pushim nga rrjetet sociale. Por nga ky largimi i papritur i yllit të popit, fansat u shqetësuan.

38 -vjeçarja publikoi një klip për të treguar rikthimin e saj dhe në këtë mënyrë ka qetësuar fansat, duke shprehur se është mirë. Gjithashtu ajo rrëfen se për momentin është ‘më e lumtura’ që ka qenë ndonjëherë.

“Unë e di që ka pasur shumë komente dhe shumë njerëz që thonë gjëra të ndryshme për mua, por unë thjesht dua t’ju bëj me dije se jam mirë”, -tha Spears. Gjithashtu ajo përmendi se nuk ka qenë asnjëherë kaq mirë në jetën e saj dhe ju dërgon fansave urimet më të mira me gjithë zemër.

https://www.instagram.com/p/CHGt0UpA39r/?utm_source=ig_web_copy_link

Pas këtij klipi Britney Spears ka postuar edhe dy foto të saj, të cilat tregon se i ka bërë gjatë kësaj fundjave. Postimi i saj ka marrë shumë komente që mirëpresin kthimin në Instagram, por gjithashtu edhe komente të tipit që ajo nuk duket e lumtur, thjesht e entuziasmuar.

https://www.instagram.com/p/CHGwVFGAN0A/?utm_source=ig_web_copy_link