Tensionet brenda familjes Beckham duket se po thellohen gjithnjë e më shumë. Djali i madh i çiftit të famshëm, Brooklyn Beckham, sipas burimeve për “Us Weekly”, po tregohet gjithnjë e më i largët ndaj prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, ndërsa mbështetet fort te bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, dhe familja e saj.
Sipas raportimeve, nëna e Nicola-s, Claudia Hefner, po e inkurajon Brooklyn të vendosë distancë nga prindërit e tij.
Claudia është mbështetëse e madhe e Brooklyn dhe e inkurajon të gjejë hapësirën që i nevojitet. Familja Peltz nuk e fsheh kriticizmin ndaj Beckham-ëve, veçanërisht pas përplasjes së fundit që ndodhi muajin e kaluar
-tha burimi.
Brooklyn dhe Nicola u martuan në prill të vitit 2022, ndërsa marrëdhëniet mes dy familjeve duket se janë tensionuar që në kohën e dasmës.
Victoria Beckham raportohet se është e vetëdijshme për qëndrimin e ftohtë të familjes Peltz ndaj saj. Ndërkohë, burimet thonë se David dhe Victoria tashmë kanë kaluar nga zhgënjimi te pranimi i situatës.
Ata nuk flasin më për këtë. Kanë vendosur të mos bëjnë më përpjekje dhe mendojnë se tashmë gjithçka varet nga Brooklyn nëse dëshiron të pajtohet
-u shpreh burimi.
Kriza e marrëdhënieve u thellua në fillim të majit, kur Brooklyn dhe Nicola munguan në festën e 50-vjetorit të David Beckham në Londër.
Thuhet se arsyeja ishte dëshira për të shmangur konfrontimin me Romeon, vëllain e Brooklyn, dhe ish-partneren e tij, Kim Turnbull.
Tensionet mes Nicola-s dhe Victoria Beckham mbeten ende të pazgjidhura, ndërsa burimet bëjnë të ditur se:
Situata vazhdon të ndikojë negativisht tek i gjithë familja dhe Brooklyn po e përjeton këtë periudhë me vështirësi, duke kërkuar më shumë hapësirë larg të afërmve të tij.