Tradita e Krishtlindjes dhe fryma e mirësisë duket se po përplasen me një përçarje të thellë familjare në shtëpinë Beckham. Edhe pse Brooklyn Beckham po qëndron larg familjes, gjyshja e tij, Jackie Adams, nuk e ka hequr nga zemra, as nga oxhaku.
Ndërsa mendohet se David dhe Victoria Beckham do t’i kalojnë festat me pjesën tjetër të familjes në Evropë, Brooklyn do të jetë në Los Angeles, në shtëpinë ku jeton me bashkëshorten e tij, aktoren Nicola Peltz.
Influenceri 25-vjeçar ka munguar në të gjitha momentet kyçe familjare këtë vit, përfshirë 50-vjetorin e David dhe ceremoninë e fundit të titullit të tij.
Megjithatë, gjyshja Jackie ka dërguar një “mesazh” të fortë emocional. Në një video të postuar nga Victoria në Instagram, shfaqet oxhaku i nënës së saj, ku varen çorapet e kuqe të personalizuara të të gjithë nipërve dhe mbesave, mes tyre edhe ajo me emrin Brooklyn, krah Romeo-s, Cruz-it dhe Harper-it, si dhe kushërinjve të tyre.
Ka kaq shumë nipër e mbesa!
-shkroi Victoria mbi videon festive.
Sipas burimeve pranë familjes, Jackie dhe nëna e David, Sandra, janë “shumë të trishtuara” që nuk e shohin më Brookly-n, me të cilin kanë qenë dikur jashtëzakonisht të afërt.
Të dyja kalonin shumë kohë me të kur ishte foshnjë dhe fëmijë i vogël, në kohën kur prindërit e tij udhëtonin dhe punonin pa pushim.
David dhe Victoria po mësohen me idenë se Brooklyn nuk është më pranë, por gjyshet e kanë më të vështirë ta pranojnë”, thotë një burim, duke shtuar se ato “nuk po bëhen më të reja, dhe askush nuk e di kur do ta shohin sërish”.
Brooklyn dhe Nicola nuk i njoftuan gjyshet as kur rinovuan betimet e martesës më herët gjatë vitit, dhe munguan edhe në premierën e dokumentarit në Netflix ku Victoria ishte e rrethuar nga familja në Londër.
Megjithatë, Jackie po përpiqet të mbajë një urë komunikimi. Ajo komentoi publikisht një nga videot e Brookly-it duke gatuar, duke i shkruar:
Duket fantastike Brooklyn. Shumë dashuri.
Së fundmi, Victoria ka folur vetëm në mënyrë të tërthortë për “ndryshimin e dinamikave” familjare në podcastin “Call Her Daddy”, duke theksuar se familja e tyre është shumë e lidhur dhe se komunikimi është thelbësor, pa e përmendur Brookly-n drejtpërdrejt.
Megjithëse përçarja duket se po vazhdon, çorapja e kuqe me emrin e tij mbi oxhak mbetet një simbol i qartë: gjyshja ende po e pret në shtëpi për Krishtlindje.