Tensionet brenda familjes Beckham duket se janë larg përfundimit. Brooklyn Beckham është parë i shqetësuar dhe i tensionuar gjatë një telefonate të gjatë jashtë një hoteli në West Hollywood, duke ecur nervozisht dhe duke gjestikuluar me duar.
Situata vjen në një moment delikat për marrëdhënien e tij me prindërit, David Beckham dhe Victoria Beckham.
Sipas raportimeve, Brooklyn ka bërë të qartë se nuk dëshiron pajtim me familjen, duke thelluar më tej përçarjen që ka bërë bujë në media.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, ka shtuar dyshimet se konflikti po ndizet edhe më shumë.
Një postim i saj në Instagram, ku shfaqet duke bërë spagat, është interpretuar nga fansat si një “thumbim” ndaj vjehrrës së saj, Victoria Beckham, e cila njihet prej vitesh për pozën e saj ikonike me këmbën e ngritur lart.
Ky detaj i vogël ka mjaftuar për të ndezur spekulimet se marrëdhënia mes tyre mbetet e ftohtë. Situata është përkeqësuar edhe më shumë pasi Brooklyn Beckham nuk përmendi nënën e tij në Ditën e Nënës, por zgjodhi të urojë publikisht vjehrrën e tij, duke habitur ndjekësit.
Burime pranë çiftit thonë se Brooklyn dhe Nicola janë të lodhur nga komunikimet publike të familjes Beckham dhe preferojnë që çdo kontakt të bëhet në mënyrë private, madje edhe përmes përfaqësuesve ligjorë.
Me deklarata të forta, gjeste që interpretohen si provokime dhe distancë gjithnjë e më të madhe, duket se drama mes Brooklyn Beckham dhe familjes së tij është ende larg fundit.