Ashtu si shpërthimet e fishekzjarrëve ose zhurmat e pjatave kur thyen, edhe bullizmi mund të “rizgjojë” gjendje alarmante dhe ankthe tek viktimat që e vuajnë atë, madje edhe shumë vite pas përvojës së tmerrshme.
Ky lloj çrregullimi i stresit posttraumatik aktivizon gjendjen emocionale të trurit si dhe sistemet autonome të reagimit ndaj kërcënimeve, deklarojnë studiuesit e universiteteve të Turqisë dhe Finlandës të cilët kryen studimet dhe i botuan ato në “Journal of Neuroscience”.
Rezultatet na tregojnë se sa të thella mund të jenë plagët dhe shenjat e një viktime të bullizmit, komenton Matteo Balestrieri, ish-profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Udines në Itali.
Ngacmimi mund të gjenerojë trauma dhe ata që e kanë vuajtur janë më të ndjeshëm për ta kujtuar, edhe nëse kanë kaluar vite, shpjegon Balestrieri.
Eshtë si një plagë gjithmonë e hapur dhe të dëshmosh diçka të tillë është si t’i hedhësh kripë, duke e bërë të digjet edhe më shumë.