Health & Beauty

Burrat me temperaturë ndihen shumë më keq sesa gratë, flasin shkencëtarët!

Meshkujt sëmuren më shumë se gratë edhe me temperaturë 37.2°C. Shkencëtarët tregojnë se është çështje kromozomesh dhe hormonesh seksuale. Estrogjeni tek gratë forcon sistemin imunitar dhe lufton infeksionet më shpejt. Testosteroni tek burrat vonon përgjigjen imunitare, duke i lënë viruset të shumohen më shumë. Studimi quhet “Sex Differences in Immune Responses to Infectious Diseases: The Role of Genetics, Hormones, and Aging”, publikuar në uebfaqen e MDPI.

Ndërkaq, të vegjlit janë më të prekurit nga viruset e shumta që po qarkullojnë në këto ditë janari. Virusi respirator sinsicial ka prekur të vegjlit e moshës 0 deri në 5 vjeç duke shkaktuar infeksione respiratore dhe shpesh pneumoni. Ndërsa pak më të rriturit janë prekur më së shumti nga viruset e gripit A dhe B çka vihet re edhe nga mungesat nëpër kopshte dhe shkolla por që këtë vit karakteristikë ka temperaturën e lartë deri në 40 gradë që menaxhohet me vështirësi dhe shpesh i vë në panik nënat e reja. “Tre ditë temperaturë e lartë që nuk ulet”, u shpreh Dr. i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj.

Disa ushqime që përndryshe janë të shëndetshme mund të përkeqësojnë simptomat e gripit dhe ta bëjnë shërimin më të vështirë. Shmangni arrat dhe brokolin. Ndërsa janë ushqyese, ato janë të pasura me yndyrë dhe fibra, të cilat mund të ushtrojnë një ngarkesë shtesë në sistemin tretës kur trupi dobësohet. Në vend të kësaj, hani speca të kuq dhe kërpudha. Specat e kuq janë të pasur me vitaminë C dhe antioksidantë të fuqishëm, ndërsa kërpudhat ndihmojnë sistemin imunitar.

Shmangni perimet e forta dhe frutat agrume pasi ato mund ta irritojnë më tej fytin. Zgjidhni vezët dhe mjaltin në vend të tyre. Vezët janë të lehta për t’u gëlltitur dhe përmbajnë vitamina dhe minerale që forcojnë imunitetin, ndërsa mjalti lehtëson irritimet dhe mund të zvogëlojë kollën. Shmangni produktet e qumështit dhe fasulet, pasi ato mund ta ngarkojnë më tej sistemin tretës dhe të përkeqësojnë simptomat. Zgjidhni në vend të tyre bollgur, oriz të bardhë dhe banane. Bollguri dhe orizi janë të butë për stomakun dhe ndihmojnë në rregullimin e jashtëqitjes, ndërsa bananet plotësojnë kaliumin e humbur dhe nxisin ekuilibrin e baktereve të mira në zorrë.