Botë e Çuditshme

Burri fiton 1 milion dollarë në lotari pasi kishte fituar 2 milionë të tjerë!

Një burrë nga Karolina e Veriut fitoi një çmim prej 1 milion dollarësh nga një biletë gërvishtëse lotarie pak më pak se katër vjet pasi kishte fituar 2 milionë dollarë nga një tjetër lojë gërvishtëse. Lotaria e Karolinës së Veriut tha se banori i Asheville, Bobby White, bleu së fundmi një biletë gërvishtëse Max-A-Million prej 30 dollarësh nga Red Dot në North Carolina 213 në Mars Hill.

Bileta rezultoi të ishte një fituese e çmimit kryesor prej 1 milion dollarësh. White vizitoi më parë selinë e lotarisë në nëntor 2021 për të marrë një çmim prej 2 milion dollarësh nga një biletë Premier Cash prej 20 dollarësh. Ai nuk tha nëse ka ndonjë plan të menjëhershëm për fitimet e tij. Ndërkaq, një burrë nga Karolina e Veriut festoi përvjetorin e 31-të të martesës me një biletë gërvishtëse lotarie prej 50 dollarësh që i solli një çmim prej 100 mijë dollarësh.

Banori i Cherryville, Jeffrey Douglas, u tha zyrtarëve të Lotarisë të Karolinës së Veriut se po festonte një datë të veçantë kur bleu biletën e spektaklit prej 10 milionë dollarësh nga Times Turn Around në East Main Street në Lincolnton. “Ishte përvjetori ynë i 31-të i martesës”-tha Douglas. Ky i fundit pohoi se mesazhin e parë ia dërgova gruas pas fitimit të çmimit. Ai tha se një fitore e madhe ishte dhurata perfekte për përvjetorin.