Botë e Çuditshme

Qytetari fiton lotarinë 100 mijë dollarëshe në përvjetorin e martesës!

Një burrë nga Karolina e Veriut festoi përvjetorin e 31-të të martesës me një biletë gërvishtëse lotarie prej 50 dollarësh që i solli një çmim prej 100 mijë dollarësh. Banori i Cherryville, Jeffrey Douglas, u tha zyrtarëve të Lotarisë të Karolinës së Veriut se po festonte një datë të veçantë kur bleu biletën e spektaklit prej 10 milionë dollarësh nga Times Turn Around në East Main Street në Lincolnton. “Ishte përvjetori ynë i 31-të i martesës”-tha Douglas. Ky i fundit pohoi se mesazhin e parë ia dërgova gruas pas fitimit të çmimit. Ai tha se një fitore e madhe ishte dhurata perfekte për përvjetorin.

“Ishte mjaft e mrekullueshme. Është një bekim”-tha ai. Douglas tha se paratë do t’i shpenzojë për të ndihmuar familjen dhe për të investuar në biznes. Rikujtojmë, se dhjetëra norvegjezë menduan se ishin bërë milionerë pasi morën një njoftim nga kompania shtetërore e lojërave të fatit, ku thuhej se kishin fituar shuma marramendëse derisa doli se ishte një gabim. Kompania nuk pranoi të konfirmonte numrin e saktë të atyre që u prekën. Drejtoresha ekzekutive e Norsk Tipping, Tonje Sagstuen, kërkoi falje dhe dha dorëheqjen një ditë më vonë. Një gabim në konvertimin nga eurocentët në korona norvegjeze bëri që shumat e çmimeve të ishin “tepër të larta”, tha kompania.