Botë e Çuditshme

Parashikimi i burrit bëhet realitet, gruaja e tij fiton lotarinë!

Një grua nga Karolina e Veriut tha se burri i saj parashikoi se ajo do të fitonte çmimin e madh pak para se të fitonte 150 mijë dollarë. Banorja e Nashvillit, Patricia Battle, tha se burri i saj parashikoi një fitore të madhe për të. “Ai gjithmonë më thoshte, do të fitosh çmimin e madh”-tha ajo. Battle vizitoi EZ Stop në East Washington Street në Nashville dhe zgjodhi një biletë Super Loteria prej 5 dollarësh.

“Diçka më tha ta merrja atë biletë”-kujtoi ajo. Patricia u trondit kur zbuloi një çmim prej 150,000 dollarësh. “Isha aq nervoze sa nuk munda as të kthehesha në shtëpi me makinë”-tha ajo. Ndërkaq, një mbrëmje e zakonshme për të blerë një picë u kthye në një moment që ndryshoi jetën e Dennis dhe Annette Huber, një çift pensionistësh nga Missouri. Më 12 maj, ndërsa prisnin porosinë në një restorant, ata kuptuan se nuk kishin para të vogla për bakshish. Dennis vendosi të kalonte rrugën për të thyer paratë në një dyqan ushqimor, por në vend të kësaj, bleu një biletë gërvishtëse prej 20 dollarësh.

Ajo fitoi një milion dollarë. “Mendoj se kjo vlen një milion,”-i tha ai gruas kur u kthye, ende në shok. Fitorja u konfirmua zyrtarisht nga Loteria e Missouri më 15 maj. Dennis dhe Annette, të martuar prej mbi 40 vitesh, kanë jetuar një jetë modeste. “Nuk jemi njerëz që kërkojmë luks, është thjesht e pabesueshme,”-thanë ata. Ata nuk planifikojnë ndryshime të mëdha, por shpresojnë të blejnë një kamper dhe të udhëtojnë gjatë pensionit.