Bota Botë e Çuditshme

Burri padit spitalin pasi e ‘detyruan’ të merrte pjesë në lindjen e gruas…

Një burrë australian u përpoq të padiste një spital në Melburn për një miliard dollarë australianë, sepse ata e inkurajuan dhe e lejuan të merrte pjesë në operacionin cezarian të gruas së tij, duke pretenduar se kjo i shkaktoi atij “psikozë”. Gruaja e Anil Koppula solli në jetë një fëmijë të shëndetshëm me prerje cezariane në Royal Women’s Hospital.

Siç raporton RTS, Anil tha se u lejua të merrte pjesë në lindjen me prerje cezariane të gruas së tij. Me këtë rast ai ka parë gjakun dhe organet e brendshme të gruas, të cilat, siç thotë ai, i kanë shkaktuar çrregullim psikotik. Vite pas lindjes së fëmijës, ai paditi në Gjykatën e Lartë të Viktorias spitalin duke pretenduar se spitali kishte shkelur detyrën. Koppula i cili përfaqësoi veten gjatë procesit, vlerësoi dëmin e tij për shqetësim psikologjik në 1 miliard dollarë Australianë.