Sport

Bylis befasoi Partizanin, Gega nuk kursehet ndaj lojtarëve të tij: Sjellje e pakuptueshme dhe e pafalshme. Pa ego dhe agresivitet

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka qenë shumë i pakënaqur me situatën e skuadrës së tij pas humbjes me Bylisin, teksa nuk ka kursyer kritikat ndaj lojtarëve.

“Nuk dua t’u kthehem gjërave mbrapsht, kam ardhur duke qenë optimist se kam besuar se i kemi mundësitë të bëjë më mirë. Normalisht kemi ulje-ngritje komplet ndryshe me ndeshjen me Egnatian, komplet ndryshe.

Jo se nuk kanë dëshirë, e kam të vështirë të kuptoj që një ekip e klub i tillë bëjnë mirë, për kushtet që kanë e mbështetjen janë heronj e të krahasosh investimin e gjërat që ndodhin te Partizani, është e pafalshme dhe e pakuptueshme çfarë u mungon. Duhet të pranojmë humbjen, edhe të fitonim do varej çdo gjë në fund. Duhet të mundohemi të marrim gjithsecili përgjigjet që ka.

Mehmeti ishte vendimi im, shumë gjëra janë në pah, arsyen pse nuk luajnë apo pretendimin për të luajtur, u rëndua fizikisht dhe mendova është i parikuperueshëm. U mundova të fus më të freskët e humbëm shpejtësi. Bintsuka para ndeshjes tha jam më mrië, ka bërë stërvitje të diferencuar këtë javë. Në rolin e Bintsukës taktikisht mund të ishte ndryshe, por vetëm arsye taktike dhe vendosëm Bintsukën e Padstrelau që të luanin në zonat boshe.

Unë jam aty gjithë ditën, gati të paktën 12 orë dhe është shumë e vështirë të marrim një përgjigje nga gjithsecili. Po ti pyesësh, të gjithë të thonë jemi në 100%. Unë duhet të besoj që një lojtar thotë nuk jam 100%. Nuk është e thjeshtë. Kemi punuar pa Bintsukën, nuk ka qenë në gjendjen e tij, sot foli stafi mjekësor tha ndjehem shumë më mirë. I thashë kur të kemi nevojë, do të luash.
Unë doja të luanim sa më lart, kështu që lodhja bën patjetër të vetën. Pa agresivitetin e duhur, nuk kamë egon e që duhet të sakrifikojnë. Nëse nuk kap topin e parë dhe je agresiv, i bie që gjithë ekipi shkon poshtë. Kohë e shkurtër dhe çdo gjë do vijë koha e do sistemohet, e analizën do e bëjmë nga fillimi deri në fund, me mua e pa mua, me kuptimin në kohën që kam qenë e nuk kam qenë”, tha Gega.

LEXO EDHE: Egnatia blindoi vendin e parë, Tetova: Situata është komplet ndryshe nga një vit më parë sepse…

Bylis befasoi Partizanin duke e mposhtur me rezultatin 1-0. Tashmë ballshiotët janë jashtë zonës së ftohtë.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri Mezani deklaroi:

“Jemi akoma në rrjedhën e lojës. Të mbarojë gëzimi që kemi dhe kënaqësia e kësaj ndeshje, nga nesër do mendojmë për Skënderbeun. Kjo ndeshje ka pasur rëndësi jashtëzakonisht të madhe, kishte presion. Padiskutim që jemi akoma në rrjedhën e lojës. Nga nesër e tutje do mendojmë për Skënderbeun.

Mund të flas për skuadrën time, Gega ka folur për të veten. Skuadra ka treguar dëshirë për të fituar. Duhet t’i gëzohemi këtij 3 pikëshi, por nuk ka munguar asgjë. Vështirësi të mbaj këto çuna me këmbë në tokë. Nuk do kishte vlerë po të mos marrim rezultat pozitiv ndaj Skënderbeut.

Si Erik dhe Da Silva kanë luajtur të dëmtuar, janë stërvitur pak gjatë javës. Ky formacion ishte i kushtëzuar, po të kishim mundësi të tjera nuk do e nisja me Da Silva dhe Erik. Do i lija për pjesën e dytë të shfrytëzoja freskitë e tyre. U detyrova t’i fus nga fillimi dhe të merrja çfarë mund të japin ato. Përndreca në krah filloi të shkonte në fundore, plus goditjet nga distanca. Malomo prishi ekuilibrat e tyre në mesfushë. Duhet të ishim që nga momenti i parë në presing.

Jemi të kushtëzuar, Përndreca dhe Peralta të dëmtuar. Të shikojmë gjatë javë, mundësi e mirë sepse skuadra reagoi”, u shpreh Mezani.