Aktualitet Politikë

Bylykbashi dy orë në SPAK, ja për çfarë ishte!

“Isha në cilësinë e kallëzuesit të PD-së në lidhje me aferën e Eco Parkut”. Kështu u shpreh deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi pas daljes nga SPAK-u ku qëndroi për gati dy orë. Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi vuri në dukje se kallëzimi për këtë çështje është bërë nga një grup deputetësh demokratë që në mars të vitit 2024, ndërsa hetimet janë drejt fundit.

Eshtë një kallëzim i bërë në mars 2024 e që është bashkuar me një procedim që ka nisur më herët nga SPAK-u. Isha thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi faktet. Unë jam një nga kallëzuesit, është një grup deputetësh i PD-së. Për këtë çështje isha sot.

Duke filluar nga kryeministri Rama, kallëzimi është publik, ne kemi bërë konferencë. Eshtë një çështje që kemi denoncuar në atë kohë, është aferë e pastër korruptive. U kontraktua për 19 milion euro, që më pas një kompani e lidhur me atë të inceneratorëve e ka bërë për 6.5 milion euro. Pra, janë vjedhur 12,5 milion euro të shqiptarëve. Mbi bazën e atij kallëzimi, isha sot në këtë cilësi.

I pyetur nëse kanë përfunduar hetimet për këtë çështje, Bylykbashi i qëndroi deklaratës së kreut të SPAK-ut.

I referohem Dumanit, që është në përfundim hetimi dhe dua të respektoj sekretin e hetimeve. Kallëzimi është i deputetëve të PD-ë e prek direkt zonën zgjedhore Durrës dhe kam pasur interes.