Aktualitet Politikë

Cakaj, letër Apple: Vendoseni Kosovën në hartë!

Pas Prishtinës Zyrtare, edhe Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, i dërgo letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple. Gent Cakaj i kërkon Tim Cook marrjen e masave të nevojshme, për të paraqitur kufijtë e saktë të Kosovës në shërbimin e Apple Maps. “Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që shpallja e pavarësisë është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar- theksoi Cakaj.