Showbiz

Capital T lançon koleksionin e parë të veshjeve

Këngëtari shumë i dashur i publikut Capital T ka patur një vit shumë të suksesshëm në karrierën muzikore duke lançuar hit pas hiti.

Të gjithë do të mbajnë për një kohë të gjatë në kujtesën e tyre edhe koncertin në Tiranë “Time Capsule” pak muaj më parë që mblodhi mijëra njerëz nga të gjitha trevat shqiptare.

Ditën e kaluar ai ka zbuluar me krenari koleksionin e tij të parë të veshjeve sportive. Ky koleksion quhet pikërisht “Time Capsule” dhe fillimisht veshjet janë të limituara dhe mund të blihen lehtësisht online.