Celebrities Live From Tirana

“Çdo gjë është ashtu si duket” është podcasti më i ri i Ana Shkrelit por si nisi gjithçka?!

Sot e ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Ana Shkreli e cila ka treguar më shumë detaje jo vetëm për podcast-in e saj më të ri që ka filluar në Top Albania Radio me titull “Çdo gjë është ashtu siç duket” dhe për ekspozitën më të re e cila quhet “Të paçliruarat”.

Si ishte për ty si eksperiencë e parë?

Eksperienca ishte fantastike. Sidomos kur pashë që kishte ardhur Iliri vetë për të bërë pijen ngela si e destabilizuar për një moment. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe e kam thënë kudo, mua më ka bërë shumë përshtypje grada e lirisë që më është lënë. Isha duke reflektuar dhe po thoja “Çfarë fati mund të kem unë si njeri që dikush më ka dhënë mundësinë që në një platformë kombëtare të kem mundësinë që të them gjërat që mendoj.” Kjo është një gjë që me thënë të drejtën nuk mendoj se ndodh shpesh në Shqipëri. 

Si nisi e gjitha?

Gjatë gjithë verës unë kam bërë shumë udhëtime me një shoqen time shumë të mirë dhe zakonisht në makinë ne gjithmonë dëgjonim podcaste dhe jo muzikë. Podcaste të ndryshme dhe kemi shije të ndryshme. Gjithmonë flisnim që sikur të kishim një podcast edhe këtë muhabet mund ta kemi bërë me mijëra herë, 3 muaj rrjesht. E kemi manifestuar në një lloj forme. Kam idenë që unë e kam thirrur këtë gjë. 

Ana githashtu ka treguar edhe në lidhje me temën që do të flitet këtë të enjte në podcastin e saj dhe që ka të bëjë jetën e natës në Tiranë gjatë viteve 2000 dhe për mënyrën se si ajo është zhvilluar, si ka ndryshuar dhe pse jemi në këtë gjendje tani. Është si një kulturë në vetvete. Jeta e natës tregon shumë dhe krijon shumë jo vetëm në aspektin muzikor por edhe në aspektin kulturor.