Këngëtarja ikonë Celine Dion ka bërë një dalje të rrallë publike gjatë fundjavës, duke marrë pjesë në një koncert të grupit Coldplay në stadiumin “Allegiant” në Las Vegas. E buzëqeshur dhe e rrethuar nga një atmosferë elektrizuese, Dion ndau me ndjekësit emocionet e saj për këtë mbrëmje të veçantë.
“Çfarë mbrëmje e paharrueshme me @Coldplay në @AllegiantStadium,” shkroi ajo në një postim në Instagram. Zemra ime është ende duke kënduar!”
Këngëtarja falënderoi gjithashtu grupin dhe ekipin e tyre për mikpritjen e ngrohtë që i bënë asaj dhe familjes së saj, duke e përshkruar përvojën si “fantastike”.
Ky moment shënon një nga daljet e rralla të Dion në publik, pasi në vitin 2022 ajo zbuloi se ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë një çrregullim neurologjik i rrallë që ndikon në muskujt dhe lëvizjen.
Pavarësisht sfidave, kjo dalje e fundit e Dion është një dëshmi e forcës dhe dashurisë së saj për muzikën. Fansat nga mbarë bota e kanë përshëndetur rikthimin e saj në skenë, edhe nëse për momentin është thjesht si spektatore.