Adam Mosseri është i bindur se shtimi i një veçorie mund të përmirësojë Instagramin. Gjatë një eventi të fundit AMA (ask me anything) me përdoruesit, shefi i Instagramit e bëri të qartë se çfarë duhet të marrë aplikacioni i njohur. Sipas tij, Instagram duhet të zbatojë një funksion të vogël, por të rëndësishëm, të cilin tashmë e kanë konkurrentët e tij si TikTok dhe YouTube – picture-in-picture (PIP). Kjo do të thotë që përdoruesit e Instagram-it së shpejti mund të jenë në gjendje të kryejnë shumë detyra në pajisjet e tyre, ndërkohë që shikojnë në të njëjtën kohë Reels dhe përmbajtje të tjera në aplikacion.
Për më tepër, Instagram po punon për të përmirësuar funksionin e tij të kërkimit këtë vit, duke përfshirë aftësinë për të kërkuar përmbajtje dhe jo vetëm llogari të tjera. Instagram-i ra së fundmi për shumë përdorues në SHBA, Britaninë e Madhe, disa pjesë të Europës, Azisë dhe Australi. Ndërsa shkaku i ndërprerjes mbetet i panjohur, përdoruesit e Instagram-it kanë ndarë shqetësimet e tyre në rrjetin social X. Meta, kompania që drejton Instagram-in, ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkakun e këtij problemi. Ky problem ndodh vetëm disa ditë pas një tjetër ndërprerje të ngjashme që preku përdoruesit më 11 mars.
Instagram, që ka mbi 2 miliardë përdorues aktivë në muaj, është një nga platformat më të njohura, por duket se përjeton ndërprerje të shpeshta, me disa raporte që tregojnë për një ngjarje të ngjashme edhe më herët këtë vit. Ndërsa ‘feed’, profilet dhe historitë ngarkoheshin, përdoruesit zbuluan se nuk ishin në gjendje të kërkonin dhe u goditën nga probleme të tjera teknike. Shërbime të tjera që janë në pronësi të Metës, kompania mëmë e Instagramit, dukej se po funksiononin si zakonisht. Problemet filluan rreth orës 19:00, sipas ueb-faqes të gjurmimit Down Detector. Problemet dukej se ishin të përhapura në të gjithë botën, sipas të njëjtës ueb-faqe.