Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Ky është ndoshta “delivery” më i shtrenjtë dhe më badass që ka parë historia e teknologjisë.
CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, nuk po dërgon më paketa me DHL — ai po dorëzon vetë superkompjutera te njerëzit më të fuqishëm të planetit.
Pas vizitës te Elon Musk në Starbase, ku dorezoi personalisht DGX Spark, superkompjuterin më të vogël, Jensen bëri të njëjtën gjë për Sam Altman nga OpenAI.
Greg Brockman një punëtor te Open AI postoi me entuziazëm:
“Faleminderit Jensen për dorëzimin personal të DGX Spark. Shërbimi më i mirë i shpërndarjes ndonjëherë.”
Po Altman, si gjithmonë më filozofik, kujtoi me nostalgji kur Nvidia u çoi DGX-1 në 2016: “Sa shumë kemi ecur që nga ajo kohë…”
Epo po, nga servera sa një frigorifer, në një kompjuter sa një kuti buke që ka 1 petaflop fuqi dhe 128 GB RAM. Mund të trajnojë modele deri në 200 miliardë parametra – pra, po, ndoshta versionin tënd të ChatGPT-s mund ta fusësh në çantë krahu.
Musk, sigurisht, s’e la pa show: “Imagjino të dorëzosh superkompjuterin më të vogël pranë raketës më të madhe në botë,” – tha Jensen duke qeshur, ndërsa pas tyre Starship po përgatitej për testin e 11-të.