Tech

Çfarë baterie do të ketë iPhone 17 Air?

Së fundmi janë shfaqur informacione të reja që zbulojnë disa detaje rreth baterisë së telefonit iPhone 17 Air. Informacionet, të cilat vijnë nga zinxhiri i furnizimit të Apple, konfirmojnë se iPhone 17 Air që po vjen do të ketë një trashësi prej 5.5 milimetra, si dhe kapacitetin e baterisë që do të furnizojë telefonin. Air do të ketë një bateri me kapacitet vetëm 2,800 mAh, që është shumë më pak se 3,900 mAh e Samsung Galaxy S25 Edge me madhësi dhe trashësi të ngjashme.

Apple mund të përdorë teknologjinë e dendësisë së përmirësuar të baterisë, e cila mund të rrisë kapacitetin e baterisë për 15 deri në 20 për qind. Për më tepër, informacionet sugjerojnë se pesha e telefonit do të jetë 145 gramë. Disa teori konspirative sugjerojnë se Apple “kursen” në kapacitetin e baterisë për të shitur më shumë karikues dhe mbështjellëse karikimi. Raporte të tjera përmendin se kompania nga Cupertino po punon në një funksion kursimi të baterisë bazuar në inteligjencën artificiale, i cili mund të kompensojë kapacitetin dhe të sigurojë fuqinë e duhur të baterisë.

Rikujtojmë se hakerat mund të marrin kontrollin e iPhone-it, Mac-ut tuaj, madje edhe makinës përmes Apple AirPlay, duke përdorur një grup të rrezikshëm dobësish të quajtura AirBorne. Ekipi i kompanisë Oligo Security ka zbuluar 23 dobësi në AirPlay, që lejon përdoruesit të transmetojnë audio, video dhe foto nga pajisjet Apple në pajisje të tjera inteligjente. Pas zbulimit të këtyre dobësive, studiuesit teknologjikë identifikuan 17 mënyra të ndryshme që hakerat mund t’i shfrytëzojnë për sulme në distancë ndaj miliarda pajisjeve që përdorin këtë teknologji transmetimi pa tel.