Tech

Publikohet imazhi i mbrojtëses për iPhone 17 Air!

Përpara zbulimit zyrtar të iPhone 17, ne kemi dëgjuar tashmë mjaft sugjerime për atë se si mund të jetë ai. Shumicën e rasteve, telefonat kryesorë prezantohen në shtator. Apple po ndërton një telefon ultra të hollë, me gjasë që do të quhet iPhone 17 Air që të përputhet me përcaktimin e laptopit ultra të lehtë të Apple. Mark Gurman i Bloomberg, shpesh një burim solid i informacionit të avancuar për Apple, raportoi në janar se iPhone 17 Air do të pajiset me një çip bazë A19 dhe do të ketë vetëm një lente të vetme kamere. Mund të përdorë gjithashtu modemin e ri të brendshëm të Apple, i cili u prezantua në shkurt në iPhone 16e. Më shumë detaje rreth këtij zhvillimi mund të dalin përpara shtatorit.

Tipsteri i njohur, Soni Dikson ka ndarë një fotografi që pretendon se tregon pamjen e parë të një mbrojtëseje për Apple iPhone 17 Air. Dikson thotë se, nëse nuk do të dihej se bëhet fjalë për modelin Air, shumë njerëz do të mendonin se është një mbrojtëse për Google Pixel. Fotoja tregon se iPhone 17 Air ka të ngjarë të ketë një dizajn të ri për kamerën, me një shirit horizontal që shtrihet në të gjithë pjesën e pasme, ngjashëm me dizajnin e pajisjeve Google Pixel.

Pritet që ky shirit të përmbajë një kamerë në anën e majtë dhe një blic në anën e djathtë. Sipas renderëve, iPhone 17 Air do të ketë një dizajn elegant dhe minimalist, me një profil ultra të hollë prej vetëm 5.5 mm. Megjithëse pamja do të jetë e thjeshtë, pajisja do të përfshijë veçori si MagSafe, butonin Action dhe butonin Camera Control, të cilat konfirmohen nga prerjet në mbrojtëse.