Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodríguez, duket se janë në prag të kurorëzimit, por vëmendjen e mediave spanjolle e ka marrë një detaj i pazakontë: një marrëveshje paramartesore me shifra marramendëse.
Sipas raportimeve, në rast ndarjeje, Georgina do të përfitonte një ndihmë mujore prej 121 mijë dollarësh, si dhe prona luksoze në Madrid dhe Lisbonë me vlerë 5.6 milionë dollarë.
Për më tepër, marrëveshja thuhet se përfshin edhe një pension të përjetshëm prej rreth 110 mijë dollarësh në muaj.
As fëmijët e çiftit nuk mbeten jashtë kësaj marrëveshjeje. Raportimet tregojnë se ata do të marrin 500 mijë dollarë çdo muaj për të ruajtur stilin e jetesës, ndërsa dokumenti dyshohet se parashikon edhe 2 milionë dollarë në vit për shpenzime personale, dy makina luksoze, pushime të mbuluara dhe udhëtime private me avion.
Megjithatë, as Ronaldo dhe as Georgina nuk e kanë konfirmuar ekzistencën e këtij dokumenti.
Pavarësisht kësaj, spekulimet kanë ndezur një debat të gjerë në media dhe rrjetet sociale, duke e kthyer këtë çështje në një nga temat më të diskutuara të javës.
Ekspertët e futbollit e kanë cilësuar këtë si një nga marrëveshjet paramartesore më të shtrenjta në historinë e sportit, duke rikthyer vëmendjen mbi jetën luksoze të yllit portugez dhe partneres së tij.