Bota Botë e Çuditshme

Çfarë është Hëna e zezë?

Ky vit ka sjellë një dukuri të veçantë astronomike: katër “Hëna të Zeza” brenda një sezoni. Pas asaj të parë më 25 qershor dhe të dytës më 24 korrik, nata e 23 gushtit do të shënojë shfaqjen e tretë, ndërsa e katërta dhe e fundit do të ndodhë më 21 shtator. Ky ritëm i shpeshtë vjen pasi muaji sinodik i Hënës zgjat rreth 29.5 ditë, duke bërë që këtë verë fenomeni të përsëritet disa herë.

“Hëna e Zezë” është një fazë e veçantë e ciklit hënor, që përkon me Hënën e Re të tretë brenda një stine. Ndryshe nga Hëna e Plotë, ajo mbetet e padukshme për syrin e lirë, pasi disku i saj ndodhet mes Tokës dhe Diellit, duke mos reflektuar dritë. Për këtë arsye, nuk është e mundur të shihet drejtpërdrejt, përveçse kur ndodh një eklips diellor.

Megjithatë, rëndësia e saj nuk lidhet me pamjen, por me faktin se është një dukuri e rrallë, që nuk do të përsëritet më deri në vitin 2027. Ndërkaq, përplasja mes galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit dhe fqinjës së saj më të madhe, galaktikës së Andromedës e parashikuar të ndodhë përreth 4.5 miliardë vjet nga tani ka qenë një pritshmëri e astronomëve që nga viti 1912. Por, një studim i ri sugjeron se mundësia që kjo përplasje galaktike, e quajtur edhe “Milkomeda”, të ndodhë është më e vogël sesa mendohej më parë.

Në shikim të parë, duket pothuajse e sigurt se këto dy galaktika, të cilat ndodhen rreth 2.5 milionë vite dritë larg njëra-tjetrës, janë në një trajektore përplasjeje të pashmangshme. Rruga e Qumështit dhe Andromeda po lëvizin drejt njëra-tjetrës me një shpejtësi prej rreth 360 mijë km/h (100 km/s).