Lifestyle

Çfarë është “Korean Ozempic” dhe pse po bën bujë pasi u reklamua nga Kylie Jenner!

Kylie Jenner po përballet me reagime të ashpra pas një videoje në TikTok ku promovoi një produkt xheli viral për heqjen e oreksit – që përdoruesit në internet e kanë pagëzuar si “Korean Ozempik”.

Kritikat kanë ardhur pasi shumë e konsiderojnë të papërgjegjshme promovimin e këtij lloj suplementi, sidomos për ndjekësit e rinj ose ata që mund të kenë çrregullime të të ngrënit.

Por çfarë është Korean Ozempik?

“Korean Ozempic” nuk i referohet Medikamentit të vërtetë Ozempic (që është një ilaç i përshkruar për diabet që ndihmon edhe në uljen e peshës), por është një emër që njerëzit në rrjet e kanë përdorur për të përshkruar një produkt korean dietik viral të quajtur cutting jelly – një xhel i vogël që shitet në formë stick-u dhe reklamohet si një mënyrë për të kontrolluar oreksin dhe për të ndihmuar me tretjen dhe reduktimin e fryrjes.

Shpesh përmban përbërës si fiber, garcinia cambogia, chia etj., por këta nuk janë provuar shkencërisht se nxisin humbje peshe të theksuar.

Sipas ekspertëve, efektet e vërteta janë më të kufizuara – xheli mund të të bëjë të ndihesh pak i ngopur për shkak të fibrave ose të ndikojë në tretje, por nuk ka provë të fortë se shkakton humbje peshe të konsiderueshme apo efektet e ngjashme me një ilaç të vërtetë si Ozempic.