Kur bëhet fjalë për balancimin e shpenzimeve për nevojat e përditshme, dëshirat dhe qëllimet afatgjata, mund të jetë e vështirë të dish nga t’ia fillosh. Shumë njerëz kthehen te rregulli 50-30-20, një sistem i njohur që ndihmon në menaxhimin e shpenzimeve mujore dhe qëllimeve afatgjata pa e ndjerë që po shtyheni shumë përpara.
Çfarë është rregulli 50-30-20?
Rregulli i buxhetimit 50-30-20 kërkon që të ndajmë të ardhurat tona mujore në këto kategori:
- 50% për nevojat (si qira, sigurime, ushqime, transport)
- 30% për dëshirat (si darkat jashtë, abonimet, blerjet, udhëtimet)
- 20% për kursimet dhe borxhet (si huatë studentore, fondi i emergjencës, investimet)
Për të zbatuar këtë rregull, është e rëndësishme të keni një mjet të besueshëm – si një aplikacion për buxhetin ose një tabelë të thjeshtë – për të gjurmuar paratë që hyjnë dhe dalin në këto kategori.
Përfitimet e rregullit 50-30-20
Rregulli 50-30-20 është një sistem bazë i shkëlqyer për buxhetimin, thotë eksperti i financave Angela Moore. Është i thjeshtë për t’u kuptuar dhe zbatuar, pasi ofron një strukturë të qartë për menaxhimin e financave, duke e bërë të përshtatshëm për ata që duan të marrin kontroll mbi situatën financiare.
Gjithashtu, Moore thotë se ky rregull ndihmon për të gjetur një balancë të shëndetshme mes përmbushjes së nevojave, kënaqësisë dhe planifikimit për të ardhmen. Ky sistem është gjithashtu fleksibël dhe lejon përshtatje, që do të thotë se ndihmon për të shmangur ndjesinë e kufizimit dhe për t’ju dhënë mundësinë të menaxhoni shpenzimet dhe kursimet në mënyrë më të lehtë.
Kujtojmë se në një kohë kur shumë marrëdhënie përballen me sfida për shkak të ritmit të shpejtë të jetës dhe mungesës së kohës cilësore së bashku, një këshillë e thjeshtë, por shumë efektive, po fiton popullaritet në rrjetet sociale; rregulli 2-2-2. Ky koncept, që po qarkullon gjerësisht në platforma si TikTok dhe Instagram, vjen nga një postim në Reddit nga një burrë i martuar prej më shumë se 30 vitesh. Sipas tij, ndjekja e kësaj rregulle të thjeshtë e ka ndihmuar të mbajë gjallë lidhjen me bashkëshorten e tij ndër vite.