Bombola e gazit që mbrëmjen e djeshme shpërtheu në një byrektore në Lezhë ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Janë, janë prekur biznese dhe automjete në rrugën “Luigj Gurakuqi”.
Policia njoftoi:
Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K.M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në dy bizneset ngjitur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Pronarët folën për dëme të pallogaritshme.
Shpresojmë që dikush t’i shohë me syrin e humanzimit që të ngrihemi edhe një herë. Për momentin kemi rënë, s’kemi fjalë si ta shprehim dot sa të dëmtuar jemi. Akoma nuk e dimë ku jemi. E dëgjova shpërthimin, më pas kam zbritur, gjeta policinë dhe të gjithë.
Nuk ka fjalë, dëmi i pallogaritshëm. Po na ndihmojnë njerëzit tanë për të pastruar vendin. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm.