Aktualitet

Lezha u trondit nga një shpërthim i fuqishëm!

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme (5 prill) në qytetin e Lezhës, në lagjen Besëlidhja.

Sipas informacioneve paraprake, disa biznese dhe automjete janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit. Dyshohet se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi, por ky informacion nuk është ende i konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar. Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.