Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi? Meri Shehu braktis studion pas akuzave të Alba Pollozhanit!

Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.

Një situatë e pakëndëshme ka ndodhur ditën e djeshme në rubrikën trotuar, ku astrologia Meri Shehu u largua nga studio, kjo pasi u ndje e ofenduar nga fjala e Alba Pollozhanit. Alba u shpreh se Megi është agresive dhe kjo gjë nuk i pëlqeu.

Alba: Një nga personazhet që kemi në studio, Meri Shehu, është një person shumë agresiv. I bën edhe njerëzit rreth e përqark ndoshta që të mos ndihen të lirë të flasin.

Shehu: Isha objekt sulmi? Se nuk e kuptova. Më kë e kishte ti mi?

Alba: Meri ti quhesh!

Meri: Moj i keni dhënë… Ça i keni dhënë? Pse jam agresive unë?

Alba: Me aq sa kam parë në televizor je agresive ti.

Meri: Më falni mua , por unë nuk marr pjesë. Faleminderit që më keni thirrur. Të ketë opinion (Alba) në shtëpinë e vetë, jo këtu.