Celebrities Horoskopi

“Për ne Viti i Ri është me 21 Mars”, habit Meri Shehu: Vendoseni pemën…

Çdo mëngjes zgjohuni me “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” e “Top Albania Radio”, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Në “Wake Up” gjeni leximin e gazetave, analiza të ndryshme, informacione utilitare, këmbimin valuator, parashikimin e motit, biseda me të ftuarit në studio për tema të aktualitetit, nga jeta e përditshme urbane e deri tek arti dhe spektakli si dhe personazhe interesantë. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tri orëve të transmetimit, na shoqëron edhe muzika më e mirë, e huaj dhe shqiptare.

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure e ftuar. Teksa po bënte parashikimin e 12 shenjave të horoskopit për muajin dhjetor, Neada Muçaj e pyeti gjithashtu për festat e fundvitit.

Neada: A duhet t’a vendosim pemën më datë 6? Duket si datë zyrtare?

Meri: Vendoseni pemën kur të doni, por nuk e di, më datën 6 është tradita. Kam parë që pema është vënë që në fillim të dhjetorit. Kanë nevojë njerëzit për drita. Unë nuk jam e rreptë me rregullat

Por Shehu i habiti të gjithë kur tha se për “astrologët Viti i Ri fillon më 21 mars”.

Meri: Ne astrologët vitin e fillojmë më 21 mars. Për ne Viti i Ri është më 21 mars. Viti i Ri kinez është ndryshe. Për ne astrologët Viti i Ri fillon kur fillon shenja e Dashit”, tha astrologia e njohur.

Sipas saj, të gjitha festat e rilindjes së natyrës bëhen më 21 mars.