Lifestyle Live From Tirana

Çfarë nuk duhet të mungojë në çantën e plazhit? Mjekja estetiste: “SPF për lëkurën dhe buzët…”

BEST OF LIVE FROM TIRANA

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ina Ferra, mjeke estetiste. Ajo na ka folur më shumë lidhur me kujdesin e lëkurës gjatë periudhës së verës, produktet që rekomandohen të përdoren, por dhe disa trende bukurie të përhapura kohët e fundit…

Çfarë nuk duhet të mungojë në çantën e plazhit të vajzave dhe të djemve?

SPF për përdorimin e fytyrës, SPF për përdorimin e trupit, gjithashtu dhe SPF për buzët është shumë e rëndësishme. Është në trajtë lipstick dhe thjesht e riaplikojmë mbi buzë që të mos krijojmë tharje të tyre dhe t’i kemi tërë kohën të hidratuar. 

Nëse kemi vendosur SPF dhe pastaj futemi të lahemi, pas daljes nga deti duhet gjithmonë riaplikim?

Riaplikim gjithmonë. Ajo qëndron, por e mira është që ne të bëjmë një riaplikim 2-3 herë gjatë ditës, sidomos kur jemi të ekspozuar tërë kohën në plazh. SPF mund ta humbë efektin dhe pse jo ta riaplikojmë, ujun termal gjithashtu sepse është shumë i rëndësishëm, për freskim. Gjithashtu për vajzat është e sugjeruar dhe kujdesi për flokët gjithashtu, sepse dielli, uji, plazhi, janë kundërindikacione për flokët që të mos jenë më të shëndetshëm dhe të kemi tharje të tyre. Ka ingridientë që përdoren siç është uji termal po ashtu dhe SPF për flokët. Edhe aftersun është shumë i rëndësishëm, sepse ka elementin e aloe verës, që na ndihmon për rigjenerimin e lëkurës, djegieve dhe mbrojtjen e saj.