Health & Beauty Live From Tirana

Kujdesi i lëkurës gjatë verës, mjekja: Më mirë një pjatë e lirë në jug dhe një produkt i shtrenjtë…

BEST OF LIVE FROM TIRANA

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ina Ferra, mjeke estetiste. Ajo na ka folur më shumë lidhur me kujdesin e lëkurës gjatë periudhës së verës, produktet që rekomandohen të përdoren, por dhe disa trende bukurie të përhapura kohët e fundit…

Parimi juaj si estetiste është që, një pjatë më e lirë në jug dhe një krem dielli më i shtrenjtë?

Jam më se dakord. Sepse është shumë e rëndësishme që ne të mirëmbajmë lëkurën për një përdorim më të gjatë, se sa një pjatë që mund ta shijojmë vetëm për gjysmë ore.