Health & Beauty Live From Tirana

Trendi i trajtimit të fytyrës me spermë salmoni, mjekja: E kushtueshme por e domosdoshme…

BEST OF LIVE FROM TIRANA

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ina Ferra, mjeke estetiste. Ajo na ka folur më shumë lidhur me kujdesin e lëkurës gjatë periudhës së verës, produktet që rekomandohen të përdoren, por dhe disa trende bukurie të përhapura kohët e fundit…

Një trend shumë viral për trajtimet estetike kohët e fundi, është sperma e salmonit, e përdorur shumë dhe nga të famshmit. Si është realisht kjo?

Në fakt, termi i marketingut është spermë salmoni, por në fakt janë polinukleotide, pra janë të marra nga një varg i ADN-së ose ARN-së së salmonit dhe ka efekte rigjeneruese të lëkurës, të cilat trajtojnë pjesën e lëkurës, dekoltesë, rathët e zinj poshtë syve dhe gjithashtu problematika post-operatore siç janë cikatriçet dhe shumë problematika të tjera. Preferohet shumë.

A është i kushtueshëm si trajtim?

Mund të themi që në këtë periudhë mjekësia estetike me çmimet, është në ato nivele ku duhet të investojmë. Mund të shkojë mesatarisht 200-250 euro, sepse është një shiringë e cila përmban gati 2 ml elementë në shitingë. Pra mund të injektohet plotësisht në të gjithë fytyrën.

Sa herë në vit mund ta bëjmë këtë?

Përgjithësisht, pacientët që e kryejnë, kanë një protokoll në klinikë që ndjekin. Duke filluar duke e aplikuar një herë në çdo muaj, dhe më pas çdo tre muaj ata bëjnë një riaplikim për mirëmbajtje të efektit që ka ADN-ja e salmonit.