Showbiz

Çfarë po ndodh me 2020-ën?! Yjet e ‘Hollywood’ ndajnë eksperiencën me UFO-t

Jemi në 2020-ën dhe historitë e çuditshme nuk na bëjnë përshtypje fare, megjithatë këto më të fundit kanë arritur të qarkullojnë me shumë shpejtësi në rrjet.

Bëhet fjalë për Demi Lovato dhe Miley Cyrus të cilat së fundmi, kanë rrëfyer eksperiencat e tyre me qëniet jashtëtokësore. E para ishte Demi e cila në një intervistë të dhënë së fundmi bëri me dije se pas ndarjes të shumëpërfolur me Mac Ehrich, ka folur me UFO-t duke ndarë me ta dhembjet e saj.

Dukej qesharake deri kur kolegia e saj Miley Cyrus ndau me publikun një histori të ngjashme. 27-vjeçarja tha me shumë seriozitet se një mbrëmje ishte duke shëtitur me mikun e saj në makinë në San Bernardino, ku pati kontakt për herë të parë me disa krijesa aliene.

“Patëm një kontakt sy më sy. Jam shumë e sigurt për atë që pashë.” -tha ajo në një deklaratë për median duke vënë në pikëpyetje gjithçka.

Po ju çfarë mendoni për këto histori?! A besoni në ekzistencën e Alienëve?!