Tech

ChatGPT arrin tanimë edhe në WhatsApp!

Shërbimi ChatGPT, nga OpenAI, tashmë është i disponueshëm edhe brenda WhatsApp. Përdoruesit tani mund të shtojnë 1 (800) CHAT-GPT në listën e tyre të kontakteve në WhatsApp nëse duan të përdorin chatbotin ChatGPT brenda aplikacionit të mesazheve të Meta.

Në këtë version, ChatGPT është i kufizuar vetëm në futjen e tekstit, kështu që nuk ka modalitet të avancuar të zërit ose hyrje vizuale, por të gjitha opsionet AI të modelit ChatGPT o1-mini janë ende atje.

WhatsApp ChatGPT tani është i disponueshëm kudo ku OpenAI ofron chatbot-in e tij dhe përdoruesi nuk ka nevojë për një llogari. OpenAI po punon për të mundësuar një mënyrë për përdoruesit ekzistues që të verifikohen përmes WhatsApp, por nuk është shpallur asnjë afat kohor se kur mund të bëhet i disponueshëm ky opsion.

Përveç kësaj, një opsion i linjës telefonike ChatGPT është i disponueshëm për përdoruesit amerikanë dhe ofrohet 15 minuta përdorim falas i linjës telefonike ChatGPT. “Ne sapo kemi filluar me aksionin për ta bërë ChatGPT më të aksesueshëm për të gjithë,”-vuri në dukje Hevin Weil, Shefi i Produkteve në OpenAI.

OpenAI ka eksploruar së fundmi ndërtimin e robotit të vet humanoid, sipas The Information. Raporti citon “dy persona me njohuri të drejtpërdrejta” të atyre bisedave. Prodhuesi i ChatGPT është përfshirë në këtë fushë prej disa kohësh. Por në vitin 2021, OpenAI braktisi ambicie të tilla pasi mbylli në heshtje divizionin e saj të robotikës.

Megjithatë, sigurisht, ka ndodhur shumë në tre vitet e fundit, me përparime si në harduer ashtu edhe në sistemet e AI që i fuqizojnë ato. OpenAI ka njoftuar se po teston modele të reja me Al, o3 dhe o3 mini, në shenjë të konkurrencës në rritje me rivalët si Google për të krijuar modele më të zgjuara për të trajtuar probleme komplekse.