Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD, Chris LaCivita, u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë të votojnë masivisht koalicionin opozitar, për t’ja ndryshuar fatin atdheut e familjes.
LaCivita tha se Shqipëria po përballohet me krizë të vërtetë, ku ka humbur më të mirët më të mençurit.
Sipas tij, nëse votohet masivisht, Shqipëria mund të bëhet sërish madhështore.
Chris LaCivita: Shqipëria po përballohet me krizë të vërtetë, ka humbur më të mirët më të mençurit.
Për mundësi dhe oportunitete që Shqiupëria sot nuk i ofron, sepse për 12 vitet e fundit Edi Rama dhe socialistët e kanë bërë atë të pamundur, e vetmja rrugë për ta ndryshuar, është të çoheni dhe të gjithë të shkojmë dhe të votojmë.
Shqiptarët që janë jashtë Shqipërisë, kanë një oportunitet për ta ndryshuar. Çdo votë ka rëndësi, por sidmos vota e atyre që janë jashtë Shqipërisë. Ju jeni këtu për të vendosur për atdheun dhe familjen.
Ju keni në dorë të ndryshoni të ardhmen e Shqipërisë.
Në 2024 Donald Trump u bë president i SHBA-së, sepse bindi për të votuar pjesën më të madhe të amerikanëve.
Duke dalë sa më shumë për të votuar më 11 maj, për numrin 1, ju mund ta bëni Shqipërinë madhështore sërish- tha LaCivita.