Botë e Çuditshme

Cikli menstrual i grave ka qenë i sinkronizuar me fazat e Hënës për mijëra vjet?!

Një studim i ri tregon se cikli menstrual i grave ka qenë i sinkronizuar me fazat e Hënës për mijëra vjet. Kjo lidhje natyrore u prish pas vitit 2010, me dritat LED dhe smartfonët. Sot, sinkronizimi ndodh vetëm në janar, kur graviteti i Hënës dhe Diellit është më i fortë. A e dini se kur vajzat dhe gratë kalojnë shumë kohë bashkë, ciklet e tyre menstruale fillojnë të sinkronizohen? Emma, 24 vjeçe, tregon për “Bbc News” se kur jetonte me pesë vajza të tjera gjatë universitetit, brenda pak muajsh të gjitha kishin periodat në të njëjtën kohë. “Do ishte shumë e çuditshme që të ndodhte rastësisht. Blinim tamponë në të njëjtën kohë dhe të gjitha e ndjenin ndryshimin në humorin tonë, madje edhe bashkëjetuesi ynë i vetëm djalë.” Nga filloi ideja e sinkronizimit të cikleve? Një nga studimet e para që përmendi këtë fenomen u publikua në vitin 1971.

Studiuesja Martha McClintock analizoi ciklet menstruale të 135 grave në një kolegj amerikan dhe zbuloi se shoqet e dhomës kishin më shumë gjasa të kishin periodat në të njëjtën kohë sesa gratë që nuk kalonin shumë kohë bashkë. McClintock hodhi hipotezën se shkaku ishin feromonet, ato kimikate që trupi lëshon dhe që ndikojnë te sjelljet e njerëzve përreth. Por përse evolucioni do të krijonte një fenomen të tillë? Një teori interesante sugjeron se sinkronizimi ishte një mënyrë që gratë të mbronin njëra-tjetrën nga dominimi i një burri të vetëm. Nëse të gjitha bëheshin pjellore në të njëjtën kohë, një burrë nuk mund të kishte kontroll mbi të gjitha.

Ndërkaq, aktiviteti seksual gjatë menstruacioneve është një temë që shpesh shkakton diskutime, por për disa gra mund të jetë një mundësi për të përjetuar një eksperiencë më të këndshme se normalisht. Edhe pse menstruacionet shpesh lidhen me ndryshime të trupit dhe ndjenja të pakëndshme, për disa individë, seksi gjatë kësaj periudhe mund të ketë përfitime të veçanta. Disa gra ndihen më të relaksuara gjatë ciklit, pasi orgazmat mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të ngërçeve dhe simptomave të tjera të periudhës.